Si ke pritur aq shumë për plusin e parë në testin e shtatzënisë ? Një muaj apo dy? Tre vite? Ndoshta është shfaqur krejtësisht papritmas?
Sido që të jetë me siguri do të pajtohesh se ndjenja që në trupin tënd po rritet një jetë e re, është diçka e posaçme. Do të bësh gjithçka që atë mrekulli të vogël ta mbrosh, ta sigurosh dhe t’i ofrosh tërë botën.
Nuk është asgjë e çuditshme që para çdo kontrolli gjinekologjik, je e entuziazmuar, e padurueshme dhe të njëjtën kohë e brengosur, nëse do të shkojë gjithçka në rregull, a është gjithçka ashtu siç duhet të jetë. Shumë nëna të ardhshme kur shtatzënia është në vitet e vonshme, janë të ekspozuara ndaj frikës, të brengosura për shëndetin e foshnjës së tyre, e sidomos nëse në kontrollin e translucencës nuhale vërtetohet rreziku i shtuar dhe mundësia që foshnja të lind me sëmundje të shpeshta gjenetike.
Kontrollimin e translucencës nuhale e kalon çdo shtatzënë, dhe atëherë më së shpeshti për herë të parë në kontroll është prezent edhe babai i ardhshëm i foshnjës. Kjo është kontrolla e parë “serioze” në shtatzëni, sepse aty shikohet nëse ekziston rreziku nëse fryti kas sindromën Down apo ndonjë çrregullim tjetër apo sëmundje. Gjinekologu përmes sondës së ultrazërit nëpërmjet barkut e shikon frytin, i cili qysh atëherë i ka tiparet e një njeriu të vogël. Kontrolli kryhet mes javës së 10 dhe 14-të të shtatzënisë.
Për të mësuar për komplikimet e shtatzënisë Klikoni KËTU.
Në rast se matja e translucencës nuhale tregon për mundësinë e ndonjë çrregullimi gjenetik, është e nevojshme të kryhen kontrolle të detajuara, pasi që besueshmëria e translucencës nuhale është 70%, që do të thotë se për arsye të ndryshme mund të jepet rezultat i gabuar. Në rezultat gjithçka mund të ndikojë, pesha e tepërt trupore, mbushja e zorrëve, lëvizja gjatë kontrollimit, pozita e fetusit gjatë kontrollit ose sasia e vogël e ujit abdominal të frytit.
Marrja e vendimit në mes të kontrollimit invaziv (për shembull amniocenteza) apo kontrollit joinvaziv (testi Nifty). Dallimi mes zgjedhjes së parë dhe asaj të dytë është shumë i madh; veprimi invaziv do të thotë se marrja e mostrës futet në trup (më konkretisht me gjilpërë në bark) dhe për këtë bartë në vete rrezikun e abortit, gjakderdhjes, lindjes së parakohshme…, derisa në ndërkohë veprimet joinvazive janë shumë të sigurtë për ty dhe foshnjën tuaj.
Pikërisht për shkak të këtij rreziku që bartin në vete veprimet invazive, shumica e prindërve vendosin për testin Nifty, që është i sigurt dhe i thjeshtë. Shtatzënës i merret gjaku nga dora, e mostra e gjakut dërgohet për analizë. Rezultatet që i merr shtatzëna në afat prej 6-8 ditë janë më shumë se 99% të besueshme, andaj kjo është zgjedhja e shkëlqyeshme pas kontrollimit të translucencës nuhale. Shumë prindër të ardhshëm vendosin për testin Nifty edhe pse i kanë rezultatet në rregull të translucencës nuhale, sepse duan të sigurohen dhe të kalojnë të qetë gjatë shtatzënisë.
Nëse foshnjës tuaj ia dëshironi gjitha të mirat, sigurisht që edhe vetë do ta bësh zgjedhjen më të sigurtë, që nuk do të ketë ndikime negative tek ju apo fryti. Fatin në bark është e nevojshme ta ruani dhe të krijoni ambient të sigurt për rritje të shëndetshme.
Le të kalojë mirë plusi juaj i parë dhe kohën e shëndoshë në bark, derisa të jetë plotësisht i gatshëm për botën tonë të madhe…
Më shumë për testin Nifty Klikoni KËTU.
Artikull i sponsorizuar