Fati i gjyshës, pëson sulm në zemër në aeroplanin e mbushur me kardiolog

2018-05-17 në ora 11:42

Ne si njerëz qe jemi nuk do të kishim dëshirë që të na rrokë ndonjë sëmundje gjatë fluturimit me aeroplan, por nëse ndodhë një gjë e tillë do të dëshironim të kemi fatin e kësaj gjysheje, të cilës në kohën kur pësoj sulm në zemër në aeroplan i’u gjendën afër jo 1 por 15 kardiologë

Kur ajo pësoi sulm në zemër në një fluturim nga Mançester në Florida, ajo doli të jetë në një avion të mbushur me kardilogë. Pesëmbëdhjetë ekspertë të cilët po shkonin në një konferencë kardiologjike, i’u përgjigjen stjuardesës kur ajo kërkoi ndihmë mjekësore pr 67 vjeçaren.

Ata u ngritën nga ulëset dhe nxituan për të shpëtuar zonjën Fletcher nga Liverpooli, Ata ia dolën ta kontrollojnë sulmin kërcënues për jetën e saj.

Aeroplani u transferua në Karolinën e Veriut, ku zonja Fletcher u trajtua në njësinë e kujdesit intensiv.
Gjyshja kishte udhëtuar me vajzën e saj për të marrë pjesë në martesën e vajzës tjeër së saj, kur ajo përjetoi dhimbje të gjoksit, që në fakt ishte atak.

Duke folur nga shtëpia e saj në Liverpool, znj. Fletcher tha:

‘Nuk mund ta besoja atë që ndodhi. Të gjithë këta njerëz erdhën me nxitim poshtë avionit drejt meje. Mjekët ishin të mrekullueshëm. Shpëtuan jetën time. Vajza ime ishte me mua dhe ju mund të imagjinoni se si ndihej kur të gjithë këta mjekë u ngritën. Do të doja që t’i falënderoj ata, por nuk kam ide se kush janë ata, përveç se ata po shkonin në një konferencë në Orlando’,përfundoi 67 vjeçarja, përcjell gazetametro.net.
Ajo kaloi dy ditë në Qendrën Mjekësore të Karolinës pas sulmit në zemër,  por arriti të ndiqte martesën e vajzës.

Vajza e saj, Christine Penman, 32 vjeç, e cila u martua me të fejuarin e saj, Gareth, tha:
‘Ky vit ishte më i miri dhe pothuajse më i keqi për mua deri tani.  Ne u kemi borxh atyre kardiologëve dhe linjës ajrore aq shumë. Mamaja ime nuk do të ishte këtu sot, po të mos ishin ata mjekë, por në nguti, nuk dinim asnjë nga emrat e tyre – dhe ne ende nuk e dimë’ , përfundoi ajo. /Gazeta Express/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *