Favoret që kompanitë farmaceutike në Kosovë kanë dhënë për mjekët që përshkruajnë barnat e tyre kanë qenë të shumta viteve të fundit, e madje kjo ka bërë që edhe Prokuroria e Shtetit të vihet në aksion.
Edhe pse mjekët nuk kanë të drejtë të përshkruajnë barna me emër të mbrojtur, shumë nga ta e bënë një gjë të tillë për të përfituar favore që nga të hollat, pushime apo edhe pagesa për kongrese ndërkombëtare.
Tani, në një postim të publikuar në Facebook nga faqja ‘Pyet farmacistin’, është publikuar neni 26 i Ligjit për Shëndetësinë, i cili ua ndalon mjekëve përshkrimin e barnave.
I njëjti, ndër të tjera shkruan: “Barërat e përshkruara nga mjeku ose stomatologu mund të jepen vetëm nga ose në prezencën e farmacistit të licencuar”.
Ky postim është shpërndarë nga shumë farmacistë në rrjetet sociale. /Gazeta Shneta/