Vajza e një pacienteje të shtrirë në Klinikën e Endokrinologjisë në QKUK, është shprehur shumë e kënaqur me kujdesin që stafi i klinikës ka treguar ndaj nënës së saj.
Fatime Pacolli, përcjellëse e pacientes H.P. në një letër dërguar Gazetës Shneta, ka deklaruar se është shumë e kënaqur me punën e mjekëve dhe informacionet që ia kanë kumtuar asaj në lidhje me shëndetin e nënës.
Ajo ka shprehur mirënjohje ndaj drejtoreshës Dr. Venera Berisha-Muharremi si dhe mjekëve Dr. Bardhyl Gashi, Dr. Adem Rama, Dr. Ilirjana Goranci, Dr. Mimoza Ramadani, si dhe ndaj kryeinfermiereve dhe infermiereve.
Me kërkesën e saj postohet letra e plotë e shkruar si shenj mirënjohje për kujdesin e personelit mjekësor. /Gazeta Shneta/