Prindërit kanë 10 fëmijë, dhe harxhojnë 1 mijë euro në muaj, mirëpo ata dëshirojnë edhe një fëmijë tjetër
Një familje nga Lincolnshire ka bërë bujë në rrjetet sociale, që ka të bëjë me numrin jo të zakonshëm të fëmijëve.
Ata gjithsejt kanë 10 fëmijë, dhe kanë kaq shumë shpenzime, dhe të gjithë këta kanë hapësirë 2-3 dhoma për të qëndruar vetë dhe për t’i lënë rrobat e tyre.
Kjo familje harxhon rreth 1 mijë euro në muaj dhe këtë vetëm për ushqim, por ata nuk ankohen madje dëshirojnë edhe një fëmijë tjetër.
Ndërsa prindërit janë Louise dhe Clive Andreës dhe të gjithë fëmijët i kanë nën të 17-tat, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.
Për të kaluar një ditë atyre ju duhen 15 pintë qumësht dhe 12 bukë.
Derisa gruaja është një pastruese e shtëpive, burri qëndron me fëmijët në shtëpi për tu përkujdesur për ta.
Pavarësisht vështirësive ata dëshirojnë që të kenë edhe fëmijën e tyre me numër 11. /Gazeta Shneta/