Është bërë një muaj nga vdekja e vogëlushit nga Podujeva, Unik Statovci. Ai për disa muaj ishte i shtrirë në spital pas një sëmundje të rëndë që e kishte pasur. Gjatë kohës sa trajtohej nga mjekët, familja Statovci, pati kërkuar ndihmë financiare për shërimin e Unikut.
Shumë qytetarë nga të gjitha anët e vendit, i ishin përgjigjur pozitivisht thirrjes për ta ndihmuar familjen Statovci. Ishin mbledhur shumë para, për të cilat, babai i Unikut, Valmir Statovci, vazhdimisht ishte shprehur shumë falënderues.
E Valmiri, tashmë ka bërë një gjest shumë të madh. Ai publikisht ka deklaruar se nuk janë shpenzuar të gjitha paratë që ishin dhënë për shërimin e Unikut, andaj si familje kanë vendosur që atë shumë ta ndajnë për fëmijët tjerë të diagnostikuar me sëmundje të rënda.
Shkrimi i plotë i Valmir Statovcit:
#Unik 15.06.2019, Nje muaj pa Engjullin tonë.
Përshëndetje, Familjar, Shok, Miq e Dashamir!
Ju faleminderit nga zemra të gjithëve për
kontributin e dhënë për shërimin e Unikut tonë, gjithashtu ju falenderojm për kohën që gjetët të na shprehni ngushëllimet e juaja e sado pak ta ndani dhimbjen me ne!
Vendimi i All-llahut paska qenë që Uniku jonë mos të ketë jetë në këtë botë më shumë se me datën 13.05.2019.
Shuma e parave e cila është grumbulluar nga ana juaj për shërimin e Unikut tonë, nuk është shpenzuar e tera, andaj ne si familje kemi vendosur që pjesën e mjeteve të pa shpenzuar për shërimin e djalit tonë ta shpërndajm tek fmijet e tjerë të sëmur, me shpresën që ata do të shërohen In sha Allah.
Në ditët në vijim do t‘i bëjm publike të gjitha dëshmitë, që tregojn saktësisht ku dhe për kë janë transferuar paratë dedikuar Unikut tonë.
Ndihma juaj për Unikun, In sha Allah jetë për fëmijët tjerë!
#Unik 15.06.2019, Nje muaj pa Engjullin tonë.
Përshëndetje, Familjar, Shok, Miq e Dashamir! Ju faleminderit nga zemra të gjithëve për kontributin e dhënë për shërimin e Unikut tonë, gjithashtu ju falenderojm për kohën që gjetët të na shprehni ngushëllimet e juaja e sado pak ta ndani dhimbjen me ne! Vendimi i All-llahut paska qenë që Uniku jonë mos të ketë jetë në këtë botë më shumë se me datën 13.05.2019.
Shuma e parave e cila është grumbulluar nga ana juaj për shërimin e Unikut tonë, nuk është shpenzuar e tera, andaj ne si familje kemi vendosur që pjesën e mjeteve të pa shpenzuar për shërimin e djalit tonë ta shpërndajm tek fmijet e tjerë të sëmur, me shpresën që ata do të shërohen In sha Allah. Në ditët në vijim do t‘i bëjm publike të gjitha dëshmitë, që tregojn saktësisht ku dhe për kë janë transferuar paratë dedikuar Unikut tonë.
Ndihma juaj për Unikun, In sha Allah jetë për fëmijët tjerë!