UNAIDS-i tegon se 36.7 milion njerëz në botë janë të infektuar me virusin HIV dhe 1.1 milion prej tyre jetojnë në SHBA sipas Qendrës për Kontrollë dhe Parandalim të sëmundjes shkruan WHM transmeton Gazeta Shenta.
Për një sëmundje siç është HIV-i ekziston një vetëdijësim në impaktin, përhapjen dhe sa është arritur në fushën e mjekësisë për këtë sëmundje.
Shumë njerëz e kanë parasysh çka është HIV-i: një virus i transmetuar shumë lehtë që sulmon sistemin imunitar të trupit. Zakonisht transmetohet nga një person tek tjetri nga kontakti i lëngjeve trupore. Pra, çfarëdo aktiviteti që ka për bazë kontaktin direkt me lëngje trupore siç është seksi, injektimi i shiringës të përdorur nga një person i infektuar dhe e pa sterilizuar për injektime të drogës, lindja apo gjidhënia.
Nëse nuk trajtohet HIV-i mund të shkatërrojë sistemin imunitar aq shumë sa që trupi juaj më nuk mundet të luftojë me asnjë infeksion dhe kancerin, që qon në sindromën AIDS dhe vdekjen e personit. Faktet që duhet t’i dini parvarësisht se a besoni apo jo.
Në të gjithë botën, HIV-i është më i pranishëm te gratë se te burrat
Ekziston një pilulë që ndihmon parandalimin e HIV
Duke pasur seks të mbrojtur është një nga mënyrat më të rekomanduara për të mbrojtur veten kundër HIV, por sigurisht që nuk është e vetmja mënyrë.
Në sajë të mrekullive të mjekësisë moderne, gratë me rrezik të lartë HIV-i tani kanë mundësinë të marrin TRUVADA, një lloj ilaçi të përshkruar si profilaksia para ekspozimit, ose PrEP, e cila është më shumë se 90% efektive në parandalimin e virusit kur merret çdo ditë.
”Nuk ka nevojë më vetëm të përdorni kondomët nëse jeni seksualisht aktiv ose përdorni hala të pastërta nëse merrni injeksione të drogës “, thotë Carlos Malvestutto, MD, asistent profesor në ndarjen e sëmundjeve në Universitetin Shtetëror të Ohajos, Wexner Medical Center.
“Ka medikamente të reja që do të dalin në të ardhmen e afërt, si dhe TRUVADA, e cila është dy ilaçe të kombinuara në një. Në thelb dikush që është në rrezik të lartë mund të marrë këtë ilaç çdo ditë dhe ata do të mbrohen edhe nëse janë të ekspozuar ndaj HIV, për sa kohë që ata janë duke marrë këtë medikament”.
HIV-i nganjëherë përzihet me gripin
Ndryshe nga sëmundjet e tjera, HIV nuk vjen gjithmonë me një sërë flamujsh të kuq dhe i lehtë për t’u vërejtur. “Shumë njerëz me HIV nuk mund t’a kuptojnë fare që kanë qenë të sëmurë para diagnozës, kështu në vitin 2015 mbi 50% e atyre që janë diagnostikuar me HIV janë vlerësuar të kenë patur të paktën tre deri në shtatë vjet nga kur janë infektuar”, thotë Mortara.
Në të vërtetë, simptomat e virusit janë të paqëndrueshme, të buta dhe nganjëherë jo ekzistente, kjo mund të bëjë që edhe mjekët më të përpiktë ta diagnostifikojnë HIV-in si diçka tjetër. Shumicën e kohës simptomat nëse shfaqen janë të ngjashme me ato të gripit të zakonshëm.
“Këto simptoma të HIV zakonisht janë të vetë-kufizuara, kështu që ato largohen brenda një jave apo më shumë”, thotë Malvestutto. “Është shumë e vështirë për njerëzit që të identifikojnë simptomat, prandaj kur një person i infektuar merakoset sa duhet për t’u paraqitur në dhomën e urgjencës, shumica e ofruesve mjekësorë vetëm thonë se le të shohim se si gjërat shkojnë në javët e ardhshme. Dhe kur simptomat largohen brenda një jave tjetër, nuk ka asnjë mendim se kjo ishte një infeksion HIV. ”
Shumë njerëz jetojnë me HIV dhe nuk e dijnë që e kanë
Zbulimi i hershëm është çelësi për të marrë trajtimin e kursimit të jetës kur keni nevojë për të dhe për të parandaluar përhapjen e infeksioneve – dhe mënyra e vetme që të dini me siguri nëse keni HIV është që të testoheni rregullisht. Në të vërtetë, rekomandimi i CDC është që të gjithë në moshë nga 13 deri në 64 vjeç të testohen së paku një herë, pavarësisht se si janë në rrezik të marrin një infeksion.
“Rreth 15% e njerëzve që jetojnë me HIV në SHBA nuk janë në dijeni të diagnozës së tyre”, thotë Malvestutto. “Pra, asgjë nuk i shtyn ata të kërkojnë një test HIV dhe ata mund të kenë seks të pambrojtur. Kjo është arsyeja pse rreth 40% e infeksioneve të reja vijnë në të vërtetë nga njerëz që nuk janë në dijeni të HIV-it të tyre “./Gazeta Shneta/