Faktet për ciklin menstrual që çdo grua duhet t’i dijë

2019-06-18 në ora 19:37

Trupi juaj është një vend i mrekullueshëm

Duke supozuar se keni pasur ciklin e parë menstrual të parë kur keni qenë rreth 12 vjeç, duhet të jeni shumë të njohur me gjakderdhjet mujore deri tani. Nëse jeni një nga ata që me lehtësi kaloni ciklin menstrual ose nëse jeni nga ato që vuani cikli menstrual është këtu për të qëndruar.

Do të keni shumë periudha gjatë jetës tuaj

Sipas një studimi mbi 1, 000 gra të botës që jetojnë në vendet e industrializuara mund të presin që të kenë afro 450 periudha gjatë jetës së saj. Për krahasim me gratë që jetonin në kohët parahistroike kishite vetëm 160 periudha. Kjo ka të bëjë, sepse në kohët moderne, ne fillojmë menstruacionet më herët, kemi më pak shtatzëni, lindim më vonë, harxhojmë më pak kohë në dhënien e gjirit dhe përfundimisht hyjmë në menopauzë më vonë sesa paraardhësit tanë.

Ju mund të mbetni shtatzënë gjatë ciklit tuaj menstrual

Menstruacionet nuk janë aspak formë natyrale e kontrollit të lindjes. Edhe pse e rallë, është e mundur që të mbeteni shtatzënë derisa jeni me cikel menstrual. Kjo është për shkak se spermatozoidi mund të jetojë deri në një javë brenda vaginës tuaj, potencialisht duke fekonduar një vezë nëse ovuloni shpejt pas përfundimit të ciklit.

Gjaku i menstruacioneve nuk është i njejtë me gjakun normal

Arsyeja pse gjaku i ciklit menstrual është më i trashë se gjaku normal është sepse gjaku i ciklit menstrual është i përzier me gjakun që është derdhur nga mitra juaj. Kjo është edhe arsyeja pse ndonjëherë keni gjak të rëndë gjatë ditëve kur jeni me cikel.

Gjaku menstrual ndonjëherë duket i errët ose i zi

Nëse keni vërejtur se peceta higjienike e juaj po grumbullon gjak të errët,pothuajse të zi në fund të periudhës tuaj, mos u frikësoni. Kjo është krejtësisht normale dhe ndodh kur gjaku është më i vjetër dhe nuk del nga grupi juaj shpejt.

Zëri juaj ndryshon kur jeni me cikel menstrual

Një studim në Gjermani ka zbuluar se zërat e grave kanë tendencë të jenë më të larta deri te ovulacioni. Studiuesit nuk janë në gjendje të përcaktojnë nëse kjo rrit atraktivitetin ndaj meshkujve.

Ju do të shpenzoni më shumë para gjatë ciklit menstrual

Hulumtuesit nga Universiteti i Britanisë së Madhe kanë treguar se gratë gjatë ciklit të tyre menstrual kanë nevojë të shpenzojnë më shumë para për ushqime apo për të blerë rroba. Ato nuk mund të kontrollojnë vetën gjatë ciklit ashtu siç do të bënin në ditët normale./GazetaShneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *