Sido që t’i quani apo t’i keni gjinjtë tuaj me siguri do ta kuptoni çdo rresht të këtij artikulli. A jua merrte mendja se sa shumë ka gjëra që nuk i dini për gjoksin? Epo këto janë të gjitha kuriozitetet që duhet të dini.
– Pjesa më e madhe e vajzave dhe grave kanë gjithmonë një gji më të madh se tjetrin.
– Duhani dhe ushtrimet fizike mund të reduktojnë masën e gjoksit tuaj.
– Forma e gjoksit mund të ndryshojë në varësi të pozicionit në të cilin flini. Nëse flini përmbys mundësia që gjoksi të zgjerohet është mjaft e lartë.
– Disa njerëz, femra edhe meshkuj mund të rezultojë të kenë një thithkë më tepër.
– Gjatë procesit të shtatëzanisë përgjithësisht thithkat marrin ngjyrë më të errët.
– Vetëm një ndër gjokset tuaja mund të arrijë të prodhojë deri në 450ml qumësht në ditë gjatë shtatëzanisë.
– Rreth 13% e meshkujve e kanë vëmendjen tek gjoksi në takimin e parë me një femër.
– Jeta e shëndetshme dhe aktiviteti fizik mund të ulë rrezikshmërinë e prekjes nga kanceri i gjirit.
– Një nga 8 gra diagnostikohet si e prekur nga kanceri i gjirit të paktën një herë në jetë.
– Që prej viteve 80’ numri i njerëzve të cilët humbin jetën për shkaktë kancerit të gjirit është përgjysmuar./CNA