Higjienta intime ende vazhdon të jetë një temë tabu edhe në ditet e sotme.
Shumë gra e vajza mund të kenë prioritet përkujdesin e organeve intime mirëpo shumica dërrmuese heziton që këtë pjese ta bisedojë me dikë tjetër, transmeton GazetaShneta.
Rrjedhimit, gjinia femërore pastaj fokusohet që ta gjejë zgjidhjen vetë duke eksperimentuar me barëra popullore e me kombinime të produkteve qe mund t’i gjejnë në shtëpi.
Por zakonisht këto medikamente rezultojnë pa suksese në mos me incidente në lëkurë siç janë irritimet, puçrrat, djegiet etj.
Keni kujdes edhe nga produktet e blera që prodhohen enkas për larje vaginale. Edhe pse aroma e këtyre produkteve është tejet joshëse, kemikatet që e përmbëjën janë tejet të dëmshme për zonën ku përdoren, shkruan Cosmopolitan.
Këto produkte shpesh ndikojnë në nxjerrjen e sekretimeve me arome kudërmuese e cila kërkon pastaj kontroll të domosdoshëm tek dermatologu apo edhe gjinekologu. Andaj munohuni t’I evitoni.
Veshjet e brendshme
Për disa mund të duket një faktor aspak i rëndësishëm por nuk është ashtu. Veshjet e brendshme duhet të jenë të pambukut sepse ashtu thithin djersën dhe lagështinë, duke e mbajtur zonën intime larg infektimit. Në anën tjetër, kur ju përdorni veshje të gomës, ato nuk arrijnë të thithin lagështinë; përkundrazi, ajrosja e asaj zone vështirësohet tejet mase duke ndikuar pastaj në lëshimin e erërave të padëshiruara.
Ushqimi
Kujdesuni të pini ujë sa më shumë dhe të mos konsumonu ushqime me sheqer dhe yndyrna të tepërta. Për një shëndet të mirë intim preferohet edhe konsumimi i pemëve e perimeve të freskëta /GazetaShneta/