Shqetësimi më i madh përsa i përket etheve dhe gripit në shtatzëni është nëse ajo mund ta lëndojë beben.
Megjithëse temperatura e lartë e trupit për një kohë të gjatë në periudhën e shtatzënisë mund ta prekë fëmijën, ka shumë gjëra që duhet t’i ndërmarrin për konsideratë, këshillon Dr Drita Kabashi, gjinekologe.
A mund ta dëmtojnë shëndetin e bebes ethet gjatë shtatzënisë?
Mundësia e ndërlikimeve në shtatzëni si shkak i etheve varet nga:
- Shkalla e rritjes së temperaturës
- Faza e shtatzënisë
- Kohëzgjatja e etheve
- Shkaku i etheve
Mesatarisht, temperatura 37.5 gradë C merret si normale.
Çfarë duhet pasur parasysh:
- Ngritja e temperaturës në më tepër se 38.30 gradë C mund të jetë shqetësuese
- Ngritja e temperaturës në më tepër se 38.90 gradë C që zgjat mund të jetë problematike
- Ngritja e temperaturës mbi 39.50 gradë C gjatë javëve të para të shtatzënisë, mund të jetë shkaktar i abortit.
- Ethet në shtatzëni të hershme mund të lëndojnë më shumë beben sesa në shtatzëninë e vonshme
- Ethet e shkaktuara nga infeksionet intrauterine mund të jenë ekstremisht të rrezikshme për beben.
Shkaqet e etheve gjatë shtatzënisë
Infeksionet virale
Shkaku më i zakonshëm i etheve gjatë shtatzënisë është një infeksion viral.
- Influenza
- Të ftohtit e zakonshëm
- Infeksionet virale, si: fruthi, rubeola, lija e dhenëve dhe të tjerat
Infeksionet bakteriale
- Infeksioni i traktit urinar
- Infeksionet e traktit respirator, si: pneumonia dhe bronkiti
- Bajamet
- Infeksionet gastrointestinale, të lidhura zakonisht me diarrenë
- Apendiciti
- Infeksioni i pelvikut
Rreziqet e etheve gjatë shtatzënisë
- Vdekja prenatale
- Defektet në tube nervore
- Zvogëlimi i syve
- Katarakti
- Mikroencefalia (dëmtimi i shqisës së të dëgjuarit)
- Probleme në funksion dhe sjellje
- Defekte kronikefaciale zhvillimore, të tilla, si: qiellëza dhe buza e çarë
- Lindja e parakohshme
- Prapambetje mendore tek fëmija
Shenjat paralajmëruese të etheve në shtatzëni
Nëse ethet ndodhin në shtatzëni, sidomos nëse zgjatin më shumë se 24 deri në 36 orë, duhet trajtuar patjetër nga mjeku. Prania e simptomave të mëposhtme së bashku me ethet duhet të merren seriozisht.
- Dhimbje barku
- Butësi në mitër
- Tkurrje mitre
- Përzierje dhe/ose vjellje
- Diarrea
- Skuqje lëkure
Trajtimi i etheve në shtatzëni
- Medikamentet duhet të merren vetëm pasi të konsultoheni me mjekun.
- Acetaminofeni rekomandohet zakonisht për reduktimin e etheve
- Ibuprofeni nuk duhet merret gjatë shtatzënisë
- Batanijet e ftohta trajtojnë hipoterminë
- Konsumoni sa më shumë lëngje për të shmangur dehidratimin
- Pushim adekuat dhe orar normal të gjumit
- Vishni rroba të rehatshme
- Qëndroni në ambiente të ftohta
- Shkaku i etheve duhet përcaktuar
- Aktiviteti i mitrës duhet monitoruar nga mjeku
Parandalimi i etheve në shtatzëni
Ndërsa parandalimi i etheve në shtatzëni mund të mos jetë krejtësisht e mundur, mund të merren masa të caktuara.
- Rekomandohet vaksinimi kundër gripave sezonal dhe gripit H1N1 (gripit të derrit)
- Sigurohuni të merrni të gjitha vaksinat e nevojshme
- Shmangni kontaktet me njerëzit e sëmurë
- Lani duart shpesh me sapun antiseptik
- Mos konsumoni qumësht jo të pasterizuara
- Shtretërit për rrezitje dhe saunat duhet të shmangen gjatë shtatzënisë
- Medikamentet parandaluese duhet të merren sipas nevojës
Për t’u konsultuar apo caktuar termin me Dr Drita Kabashi, mund të thirrni në 044/049 379 111. /Gazeta Shneta/