Pavarësisht se sa shumë prej nesh jane ende duke shijuar motin e ftohtë të dimrit, por dita zyrtare e pranverës është javën tjetër, kështu që dritarja e ngrohtësisë është duke ardhur.
Disa njerëz kësaj periudhe i referohen si ‘ethe të pranverës’, por del se fenomeni ka një histori të lashtë.
Nëse kthehemi prapa në shekullin e 18-të, njerëzit u sëmurën me skorbut afër pranverës, sepse nuk kishin qasje në fruta dhe perime të freskëta gjatë dimrit, transmeton Gazeta Shneta.
Njerëzit do të kishin mangësi të Vitaminës C, prandaj, kjo sëmundje u quajt ‘sëmundja e pranverës’.
Në ditët e sotme ky term përdoret për të përshkruar zbehjen, shqetësimin dhe njëkohësisht eksitimin që ndihemi në fillim të pranverës.
Përderisa nuk ka ndonjë diagnozë që njihet si ethet e pranverës, sigurisht që ka mënyra të ndryshme për të shpjeguar këtë fenomen.
Sipas psikologëve kjo mund të jetë një çrregullim emocional që lidhet me stinën, për shumicën e njerzëve këto simptoma janë në përfundim të dimrit dhe në fillim të pranverës./Gazeta Shneta/