A është i sigurt uji i pishinave për gratë shtatzëna

2019-08-12 në ora 20:05

A keni menduar ndonjëherë nëse uji me klor i pishinave është i sigurt gjatë shtatzënisë?

A është e dëmshme nëse aksidentalisht pini ujë të pishinës?

Thënë më thjesht, noti në ujë me klor është i sigurt gjatë shtatzënisë, transmeton Telegrafi.

Në fakt, është mënyrë e mahnitshme dhe e rekomandueshme për të ushtruar gjatë shtatzënisë.

Megjithëse ka pasur tendenca të thuhet se uji me klor mund të shkaktojë defekte të lindjes, ekspertët i mohojnë këto duke thënë se nuk janë të bazuara në ndonjë dëshmi.

Puna e klorit është ta dezinfektojë pishinën dhe ta mbajë të pastër nga bakteret e dëmshme.

Në vitin 2008, hulumtuesit nga Tajvani i kishin pushtuar mediat botërore me kryetituj të frikshëm duke thënë se si uji me klor mund ta rritë rrezikun e lindjes me defekte.

Sidoqoftë, ekspertët anglezë kanë thënë se ai studim ka qenë shumë i vogël, nuk i ka analizuar femrat gjatë shtatzënisë (i ka bërë zbulimet duke u bazuar në vlerësime të ndryshme), ndërkaq edhe vet autorët e studimit kishin thënë se në përgjithësi nuk kishte pasur ndonjë lidhje konsistente mes ekspozimit në ujë me klor dhe rrezik të lindjes me defekte.

Prandaj, të gjitha shtatzënat mund ta shijojnë notin në pishinë pa u brengosur fare për shëndetin e tyre. /Telegrafi/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *