Përgjigja më e shkurtër për këtë pyetje është jo, nuk është aspak në rregull të mos ndjesh lëvizjet e fëmijës për tri ditë rresht.
Por, lëvizja fetale zakonisht fillon të ndjehet nga nënat mes javës 18 dhe 22 të shtatzënisë, në periudhën kur është fëmija i parë, derisa në fëmijën e dytë edhe më herët, ndonjëherë deri në javën e 14-të apo 16-të, transmeton portali Për Nënat.
Pas 26 javësh, lëvizja fetale duhet të ndjehet në baza ditore. Shumica e mjekëve këshillojnë pacientët e tyre të numërojnë çdo ditë lëvizjet e fetusit.
Kjo mund të realizohet në mënyra të ndryshme. Mënyrat më të zakonshme janë ose të siguroheni se fëmija juaj po lëviz çdo 12 orë ose të uleni për një orë çdo ditë dhe të llogarisni sa herë po lëviz. Duhet të lëvizë më shumë se 7 ose 8 herë në atë orë.
Ka gjendje të veçanta shëndetsore, siç janë placenta anteriore në sipërfaqen e sipërme të mitrës, ose obeziteti i nënës, që mund ta bëjnë të vështirë lëvizjen e fetusit.
Sidoqoftë, sa herë që nuk ndjeni lëvizjet e foshnjës për 12 deri në 24 orë pas 26 javësh, duhet të kontaktoni mjekun tuaj.
Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.