Nëse keni gjak gjatë shtatzanisë nuk është për shkak ciklit menstrual. Kur një grua është shtatzënë, ajo nuk mund të ovulojë dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë cikel menstrual. Cikli ndodhë vetëm kur një grua nuk është shtatzënë.
Megjithatë, është e mundur që gratë të kenë gjak gjatë shtatzanisë por kjo nuk është për shkak të ciklit menstrual.
Gjakderdhja ka tendencë të jetë më e zakonshme gjatë tremujorit të parë. Gjithashtu, pas seksit mund të ketë gjakderdhje por kjo ndodhë për shkak të demtimit të disa qelizave që gjenden në qafen e mitrës.
Rastet e tjera kur mund të keni gjakderdhje përfshijnë:
Shtatzania ektopike, e cila duhet të trajtohet urgjentisht nga gjinekologu
Infeksionet në traktin urinar
Aborti
Hemorragjia
Ndonjëherë gjakderdhja mund të jetë rezultat i ndryshimeve të rregullta në trup gjatë shtatzënisë.
Gjakderdhja e rëndë mund të tregojë një çështje shëndetësore që kërkon trajtim. Nëse një grua përjeton gjakderdhje gjatë shtatzënisë, ajo duhet të flasë me një mjek për udhëzime./GazetaShneta/