Shumica e fëmijëve përdorin biberonin (cuclla mashturese) si një gjë me të cilën mashtrohen shumë lehtë dhe ndihen të qetësuar kur e kanë në gojë.
Në vend të saj, provoni tu këndoni, tundni ose përqeshni derisa tu vijë gjumi. Fikni dritat dhe u vendosni në sfond një muzikë të lehtë. Dhe gjatë orëve të zgjimit, jepuni ushqim (në vend të një biberoni).
Ka avantazhe por edhe disavantazhe për përdorimin e biberonit.
Disa studime tregojnë se në kohën e gjumit ka një efekt mbrojtës kundër SIDS (sindroma e papritur e vdekjes së foshnjave). Kurse fëmijët që i përdorin pas moshës 6 mujorshe kanë një rritje të infeksionit të veshit të mesëm, infeksionit maja (në gojë) dhe infeksione të zorrëve.
Por gjithashtu disa fëmijë kur zgjohen natën dhe nuk kanë çuçon fillojnë dhe qajnë. Nëse zgjoheni shpesh dhe shikoni që nuk e ka mundohuni që t’ja vendosni përsëri.
Për sa kohë që fëmija juaj heq dorë nga çuço kur është 5 vjeç nuk duhet të shqetësoheni për problemet e dhëmbëve. Gjatë muajve dhe viteve të para të jetës fëmija ka vetëm dhëmbë që bien. Dhëmbët e përhershëm nuk shfaqen deri në moshën 6 vjeç./pernenat