Ju mund të dëshironi të mbani fëmijën tuaj të atillë përgjithmonë, por fëmijët rriten shpejt.
E sa hap e mbyll sytë ata do të fillojnë moshën e pjekurisë edhe pse në mosha të ndryshme; me disa vajza që fillojnë që në fillim të moshës 8 vjeç dhe disa djem deri në moshën 9 vjeçare, transmeton GazetaShneta.
Puberteti shkakton ndryshime fizike të pamohueshme në fëmijën tuaj. Fëmijët zgjaten, vajzave fillon t’u zhvillohet gjoksi ndëra një të riu zëri fillon t’I thellohet çdo herë e më shumë. Shenjë tjetër e pubertetit janë gjithëashtu qimet trupore.
Ashtu si të rriturve, edhe fëmijëve do të fillojë t’u forohet era specifike që shkaktohet nga djerësitja në pjesë të ndryshme duke filluar nga nënsqëtullat.
Lind pyetja: A është e preferueshme që fëmija im të përdorë deodorant?
Deodorant VS Antiperspirant
Nëse vendosni që si prindër ta merrni më seriozisht aromën e trupit të fëmijës suaj, ju mund të zgjidhni një deodorant ose një antiperspirant.
Disa njerëz përdorin këto terma në mënyrë të ndërsjellë, ose ndjejnë se antiperspirantët dhe deodorantët janë e njëjta gjë. Por ekzistojnë dallime të qarta midis të dyjave.
Një antiperspirant është një produkt që ndalon djersën, kurse një deodorant është një produkt që eliminon erën e shkaktuar nga djersa. Disa produkte funksionojnë si antiperspirant dhe deodorant njëkohësisht, por kjo nuk është gjithmonë rasti.
Meqë djersa është zakonisht shkaku themelor i erës së trupit, mund t’u blini fëmijëve produkte që vetëm kontrollojnë djersën.
Megjithëse një antiperspirant mund të jetë efektiv, disa njerëz janë të shqetësuar për efektet anësore të mundshme të dëmshme të këtyre produkteve.
Përbërësit e tillë si klorurit të aluminit ose zirkonit të aluminit ndikojnë në eliminimin e gjëndrave të djersës. Nëse aplikohet çdo ditë, fëmija juaj mund të ndalojë së djersituri krejtësisht ose të djersijë në masë tejet të vogël. Studimet nuk kanë treguar se aplikimi i këtyre substancave në lëkurë shkakton një rrezik në rritje të ndonjë sëmundjeje.