Është e vërtetuar: Acidi folik e bën fëmijën..

2017-05-13 në ora 20:08

Inteligjent! Acidi folik e bën fëmijën më tepër inteligjent. Kjo vitaminë e grupit B9 është shumë e rëndësishme të merret në shtatzëni, por edhe para saj, pra që në momentin që mendoni të ngjizni një fëmijë (zakonisht 1 muaj para). Zakonisht këshillohet që nëna të marrë një sasi prej 0.4 mg në ditë.

Acidi folik dhe shtatzania

Kjo vitaminë parandalon formimin e problemeve të tubit neural si për shembull spina bifida, problemet në lëvizje, ulje të ndjeshmërisë së gjymtyrëve të poshtme etj. Ajo gjithashtu ndihmon në rigjenerimin e qelizave të reja, dhe ndihmon edhe në një shëndet të mirë të flokëve dhe thonjve. Tek ushqimet gjendet kryesisht tek bishtajoret, drithërat, karcofi, kivi, portokalli dhe luleshtrydhet.

Studimet e reja…

Këta ekspertë tregojnë se acidi folik favorizon edhe inteligjencën emocionale të fëmijës. Në moshën 7 vjeçare, fëmijët tregojnë aftësi më të mira për të rezistuar ndaj situatave të ndryshme dhe për të mos u mposhtur nga stresi apo pakënaqësitë e jetës. Pra me pak fjalë studimet tregojnë se nëse nëna merr sasinë e nevojshme të acidit folik, fëmija do të jetë në gjendje të përshtatet në mënyrën e duhur me të gjitha ndryshimet dhe situatat që do të përballet. Ky studim u krye nga Universitet “Ulster” i cili u prezantua edhe në konferencën vjetore “British Psychological Society”. Acidi folik këshillohet që zakonisht të merret përgjatë 3 muajve të parë të shtatzënisë.

One thought on “Është e vërtetuar: Acidi folik e bën fëmijën..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *