Një ndër studimet e viteve 1950-ta të studiuesve amerikan tregon që një numër i madh i fëmijëve ka lindur pikërisht gjatë hënës së plotë.
Ndërsa studimi më i madh që është bërë ndonjëherë ishte ai i vitit 2001, fizikantindhe astronauti Daniel Caton ka rishikuar të dhënat kombëtare të statistikave shëndetësore, për rreth 70 milion fëmijë të lindur në SHBA.
Gjatë këtij studimi ai nuk ka vërejtur ndonjë lidhje mes hënës së plotë dhe numrit të lindjeve, transmeton Gazeta Shneta.
Në fakt edhe disa studiues francezë kanë shikuar për të dhëna për fëmijët evropian por as ata nuk arritën të gjejnë ndonjë lidhshmëri.
Megjithatë disa njerëz akoma vazhdojnë të besojnë në këtë lidhje mes hënës së plotë dhe numrit të lindjeve. /Gazeta Shneta/