A është e sigurtë të shtyeni datën e ciklit menstrual përmes kontraceptivëve

2019-09-21 në ora 18:33

Secila grua ka arsyet e saja kur dëshiron që të shtyej ciklin menstrual. Për disa janë pushimet verore, për disa martesa kurse për disa të tjera ndonjë aheng.

Sigurisht keni dëgjuar se mund të shtyeni ciklin tuaj menstrual duke përdorur kontraceptivë. Duke marrë pilula aktive gjatë gjithë kohës, merrni një dozë të hormoneve çdo ditë, transmeton Gazeta Shneta.

Por, a është e sigurtë kjo? Po, e keni miratimin nga gjinekologët.

“Gratë nuk kanë nevojë për menstruacione çdo muaj”, tha Melissa Goist gjinekologe në Ohajo.

Gjithashtu, shumë gra mund t’i shtyejnë periudhat e tyre për arsye shëndetësore, ato marrin migrenë kur fillon cikli i tyre ose përjetojnë gjakderdhje të rëndë ose dhimbje të legenit.

Me mijëra gra përdorin kontraceptivë për të ndaluar ciklin e tyre menstrual. Për disa gra kontraceptivët funksionojnë shumë mirë kurse për disa të tjera mund të kenë efekte anësore. Kjo mund të jetë normale pasi kontraceptivët sjellin shumë hormone në trupin tuaj dhe ndryshimet në trup manifestohen në mënyra të ndryshme.

Sidoqoftë, gjakderdhja e hershme shpesh është një shenjë që trupi duhet të menstruojë, kontraceptivët rekomandohet të përdoren për tre muaj por jo më shumë./GazetaShneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *