Duke u bazuar në rekomandimet e të moshuarve, një grua shtatzënë nuk duhet t’i ngjesë shkallët përgjatë kësaj periudhe të ndjeshme.
Megjithatë, shkenca e konfirmon se gjatë periudhës së shtatzënisë së avancuar, përafërsisht përgjatë trimestrit të dytë dhe tretë, të mos i ngjitni shkallët, duke pasur parasysh se mund t’iu merren mendtë apo diçka e tillë, transmeton Gazeta Shneta.
Ja edhe disa arsye përse një grua shtatzënë nuk duhet ngjitur shkallët:
- Marrja e frymës – Ju mund ta keni këtë ndjenjë gjatë ngjitjes së shkallëve, duke pasur një ndikim negativ në fetus.
- Rrëshqitja – Rrëshqitja apo rënia ndërsa ngjitni shkallët është një nga shqetësimet kryesore gjatë shtatzënisë.
- Presion në shpinë – sapo shtatzënia juaj fillon të progresojë, ju do filloni të ndjeni presion në shpinë.
- Humbja e balancit – Përgjatë shtatzënisë, ju shpesh filloni të humbni balancin, duke rritur shanset e rrëzimit nga shkallët.
- Ënjtja e këmbëve – Nëse iu janë ënjtur këmbët, ngjitja e shkallëve vetëm se shton presionin mbi to.
Megjithatë, ngjitja shkallëve mund të cilësohet si pozitive nga studiuesit, meqenëse mund të shfrytëzohet si një aktivitet fizik./Gazeta Shneta/