Shtatzënia nënkupton marrjen e disa masave për të parandaluar rreziqet.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ju nuk duhet të jetoni në kushte normale të jetesës. Udhëtimi është një pjesë e pashmangshme, qoftë edhe në shtatzëni, kur ju duhet të shkoni në punë apo te mjeku, transmeton Gazeta Shneta.
Tremestri i parë dhe i tretë në shtatzëni kërkojnë kujdes të shtuar dhe udhëtimi me autobus ka disa rreziqe të veta.
1) Nëse jeni duke udhëtuar në distancë të gjatë, ose jeni bllokuar në trafik dhe nuk mund të ngriheni e të lëvizni, kjo mund t’ju vërë në rrezik për mpiksjen e gjakut dhe shkaktimin e venave varikoze.
2) Në rast se po udhëtoni për pushime me autobus, fjetja ulur për ju mund të jetë shumë e parehatshme. Poashtu mund të shkaktojë ënjtje të këmbëve.
3) Shqetësimi më i madh në udhëtimin me autobus gjatë shtatzënisë, është nevoja për të shkuar në banjë.
4) Mungesa e rripit të sigurisë mund të përbëjë poashtu rrezik të lëndimit, në rast të frenimit të papritur nga shoferi. /Gazeta Shneta/