A është e mundur që njëri gji të prodhojë më shumë qumësht se tjetri

2018-12-07 në ora 10:17

Përveç lodhjes nga lindja e fëmijës nëna duhet të përballet dhe me shqetësime dhe pyetje që nuk ka informacion. Një nga këto pyetje: A është e mundur që njëri gji të prodhojë më shumë qumësht se tjetri?

Për të shpjeguar këtë dukuri është e nevojshme të dihet se si  zhvillohet prodhimi i qumështit. Gjatë shtatzënisë gjëndra e qumështit përgatitet për prodhimin e kolostrumit. Duke e thithur, foshnja aktivizon prodhimin e qumështit nëpërmjet veprimit të prolaktinës.

Prolaktina, është një hormon që prodhohet nga hipofiza (gjëndra që ndodhet në mes të trurit) e cila, kur fëmija stimulon gjirin duke e thithur, i bёn nënës të mundur tё prodhojë qumësht, sa më shumë thith foshnja aq më shumë qumësht prodhohet. Pjesa më e madhe e bebeve janё plotësisht në gjëndje qё kur janë të uritur, të thithin nё varёsi të nevojës sё tyre.

Disa të tjerё, kanё tendencёn të flenë gjatë, megjithёse janë të shëndetshёm prandaj duhet t’i zgjojmë dhe t’i stimulojmë të thithin, sidomos në ditët e para pas lindjes në periudhёn e mёsimit të kapjes së gjirit. Për të rregulluar faktorin hormonal në fakt ka disa dukuri mekanike që quhen reagime që mund të pengojnë ose stimulojnë edhe më shumë çlirimin e qumështit.

Stimulimi mekanik përmes thithjes dhe kullimit mund të përkufizohet si “kali duke tërhequr qerren”. Nëse gjiri nuk është i zbrazur, qumështi i mbetur zë receptorët dhe pengon lirimin e mëtejshëm, pra ndalet prodhimi i qumështit. Kjo shpjegon pse një gji mund të prodhojë më shumë qumësht se tjetri./pernenat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *