Nëse keni një të porsalindur dhe keni rezultuar pozitive ndaj koronavirusit ose nëse jeni duke ushqyer me gji një bebe mund të ndjeheni të shqetësuara.
Grupi i rekomandimeve të fundit, të botuara në 2 Prill nga Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP), këshillon që ndarja e përkohshme të nënave të infektuara nga bebet e tyre deri në momentin e shërimit është zgjidhja më e mirë për të mbrojtur një të porsalindur nga marrja e koronavirusit shkruan NYtimes, transmeton GazetaShneta.
Udhëzimet e AAP ndryshojnë dukshëm nga ato të Organizatës Botërore të Shëndetit, Akademisë së Mjekësisë për Ushqyerjen e Gjirit dhe Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, asnjë prej të cilave nuk promovon ndarje në lidhje me ushqyerjen e drejtpërdrejtë me gji ose ndarjen e një dhome me një fëmijë.
OBSH’ja thotë që nënat e infektuara mund të qëndrojnë në të njëjtën dhomë dhe të ushqejnë me gji bebet me masat paraprake të higjenës.
Nëse një nënë është shumë e sëmurë për t’u kujdesur për të porsalindurin, ajo duhet të mbështetet për të siguruar qumështin e gjirit në një mënyrë tjetër, shton OBSH’ja.GazetaShneta/