Fillimisht tradhtoi burrin por ndëshkimi që mori është me të vërtetë i frikshëm.
Kështu ndodhi me një grua iraniane e cila përveç që u dënua me 74 rrahje me kamxhik, dy vjetët e ardhshme do ta gjejnë atë duke pastruar trupat e të vdekurve në morg.
35 vjeçarja kishte mohuar akuzat por më pas pranoi fajësinë pasi hetuesit shpalosën dëshmi të pakontestueshme për tradhti bashkëshortore.
Raportohet se vendimi për një ndëshkim të tillë u dha në një gjykatë në kryeqytetin Teheran, derisa iraniania nuk ishte e vetmja që u ndëshkua.
Veç saj po ashtu dënim me 99 rrahje mori dhe i dashuri i saj i cili me vendim të prokurorisë iraniane, do të dërgohet në një zonë të largët të vendit për të lehtësuar pamundësitë e takimeve, shkruan RT, përcjellë Klan Kosova.