Erdogan arreston në Kosovë profesorin e Kardiologjisë

2018-03-29 në ora 14:08

Në mesin e 6 Gylenistave të arrestuar ditën e sotme në Kosovë është edhe Osman Karakya, i cili ka punuar si mjek në klinikën private “Kavaja”.

Drejtues të institucioneve shkollore turke në Kosovë, por njëri nga ta me profesion mjek, përkundër se kanë qenë të pajisur me leje qëndrimi në Kosovë, atyre u janë pezulluar ato.

Ata u arrestuan dhe depërtuan në Turqi, siç thotë media turke, Hurryet, përmes bashkëpunimit të AKI-së me MIT-in turk.

Osman Karakaya ka punuar si mjek në spitalin privat “Kavaja”. Punën aty e nisi në vitin 2016, shkruan Express.

Që nga nëntori i vitit 2015, ai punon si kardiolog invaziv dhe joinvaziv në spitale të ndryshme të Kosovës.

2014 – 2015 ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Shëndetësisë në Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Turqisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *