Doktor Hafir Shala ishte njëri nga mjekët e parë që kishte trajtuar ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1998.
Ai ishte arrestuar nga policia serbe në atë kohë dhe për fatin e tij sot e asaj dite nuk dihet më asgjë.
Shpresat kanë filluar të zbehen e dhimbja vetëm sa shtohet për familjarët e tij. Djali Gentrit Shala, i cili atë kohë ishte vetëm 3 vjeç, thotë se sikur ta kishin një varr të tij të paktën do t’ua zbuste merzinë.
Shala u ka bërë thirrje institucioneve që t’i thërrasin më shumë ndërgjegjes dhe të zbardhin fatin e doktorit që kontribuoi për atdhe.
“Janë bërë 20 vite qe ende nuk dimë asgjë për fatin e babit tim, shpresat tona pothuajse kanë humbur. Shpresojmë që institucionet vendore të i thërrasin me shumë ndërgjegjes së tyre morale dhe kombëtare. Është detyrë dhe obligim për ta që ta zbardhin fatin e doktorit. Trupi i doktorit do të pushonte i qetë vetëm në Kosovën e tij që aq shumë e deshi”, ka thënë djali i Hafir Shalës.
Sipas tij, institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare pak kanë bërë në krahasim me dhimbjen që kanë familjet e të pagjeturve.
“Të them te drejtën me mundësitë që kanë institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare pak kanë bërë në krahasim me dhimbjen që kanë këto familje. Fjalët deri me tani kanë qenë të tepërta në krahasim me punën dhe angazhimin e tyre për zbardhjen e fatit te të pagjeturve”, ka shtuar ai.
E Shala thotë se prindi i tij nuk ka qëndruar shumë me familjen ngase po kujdesej për ushtarët e njerëzit në nevojë.
Pavarësisht që ka qenë i vogël, ai babain e gjen tek tregimet e njerëzve për të, tek shokët, te liria dhe pavarësia e Kosovës.
Gentriti kujton një moment të veçantë me babain e tij. Ai thotë se babai i kishte thënë nënës së tij dikush duhet të sakrifikohet për vendin…
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në indeksonline.net.