Emrat francezë të foshnjave njihen ndër emrat më të kontrolluara në botë.
Trazira e fundit në lidhje me emrat francez është shkaktuar nga një çift, për të cilin raportohet se janë përpjekur që t’ia ngjisnin foshnjës së saj emrin “Liam”, transmeton Gazeta Shneta.
Në këtë rast, “konfuzion gjinor” konsiderohet të jetë një kërcënim për mirëqenien e fëmijës, sipas francezëve, e cila në Australi dhe vende të tjera me rregulla më të lehtë, sigurisht që do të ishte një nocion kontraverz.
Çifti paraqiti emrin e foshnjës së tyre të tretë, një vajzë e lindur nëntorin e kaluar dhe u raportua në polici.
Jo vetëm që prokurori ka rekomanduar që gjyqtari të ndalojë këtë emër, por ata gjithashtu sugjeruan që nëse prindërit nuk do të zgjedhin një emër të përshtatshëm, atëherë gjyqtari duhet ta bëjë një gjë të tillë.
Gjykata tha se emri “Liam” është pothuajse ekskluzivisht një emër mashkull në çdo vend anglishtfolës./Gazeta Shneta/
Lexo poashtu:
8 Marsi, sjellë dy festa në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari”