Modelja e njohur shqiptare Emine Cunmulaj ka sjellë në jetë vajzën e dytë të cilën e ka quajtur Mia Soraya.
Emina vazhdimisht poston fotografi nga jeta e saj personale. Këtë e ka bërë edhe gjatë shtatzënisë, ndërsa tani poston foto të bebes.
Ajo ka kërkuar një përgjigje nga nënat për sytë e të ëmblës Mia. Nëna Emina dëshiron të dijë se sa kohë do t’i qëndrojnë sytë e kaltër bebes.
Sipas shkencës, shumica e foshnjave lindin me sy të kaltër por kjo ngjyrë ndryshohet më vonë pasi në trupin e fëmijës fillon të prodhohet melanina e cila përcakton ngjyrën e syve, flokëve dhe lëkurës. Ngjyra e syve fillon të ndërrohet nga muaji i 6 deri në muajin e 9. /Gazeta Shneta/
Lexoni për ndryshimin e ngjyrës së syve tek bebet: