Modelja e njohur shqiptare ka sjellë në jetë vajzën e dytë më datën 25 të këtij muaji.
Ajo është shprehur shumë e lumtur dhe krenare për dy vajzat e saj, ndonëse ka treguar për disa vështirësi me të cilat po përballet pas lindjes.
Ajo ka publikuar një fotografi në Instagram ku shihet së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj. Emina duket shumë e lodhur nga netët pa gjumë këto ditët e fundit.
“Siç po e shihni, ende jam në pizhame. Ja çfarë ndodhë kur mbetni pa gjumë gjatë gjithë natës – rrini në pizhame gjithë ditën”, ka shkruar Emina. /Gazeta Shneta/