Modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj ka postuar disa fotografi me vajzën e saj Ella Faria.
Nënë e bijë janë veshur me bikine të njëjta. Emina e ka përshkruar këtë fotografi me fjalën “binjake”.
Ella është vajza e parë e Emines, e cila së fundmi është bërë nënë për herë të dytë me vajzën Mia Soraya. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale ku poston foto edhe duke i dhënë gji bebes së saj. Fotografitë e saj marrin komplimente edhe nga nënat tjera. /Gazeta Shneta/