Emina Cunmulaj është në pritje të ëmbël, e cila dita ditës pritet të lind një djalë, konkretisht fëmijën e dytë të saj.
E për fëmijën e parë, në këtë rast vajzën e saj, ajo ka fjalë të ëmbla edhe për të, pavarësisht se po i vjen një gëzim tjetër në jetë, shkruan Gazeta Shneta.
Madje, ajo thotë se ndihet krenare të jetë nëna e një vajze të tillë. “Do lumturohem gjithmonë që jam nëna jote. Faleminderit që zgjodhe të jem unë nëna jote, çfarë privilegji dhe nderi”, ka mbishkruar në fotografinë e vajzës Emina.