Emina Cunmulaj, modelja e njohur shqiptare, vazhdimisht ka shfaqur nacionalizmin e saj dhe dashurinë që ka për vendin e vetë, qoftë nëpërmjet fotografive në llogarinë saj, apo edhe intervistave të ndryshme.
E fotografitë e fundit të saj karakterizohen me veshje kombëtare shqiptare, si dhe sqarime mbi etimologjinë e tyre, shkruan Gazeta Shneta.
Gjithsesi, modelja që po është afër t’i japë fund pritjes së foshnjës, në fotografinë e saj është parë e veshur me “dimi e jelek”, ashtu siç e do zakoni shqiptar, duke i premtuar fëmijës së vetë se do t’ia mësojë traditën e kulturën shqiptare.
“Të premtoj se do të rrit me të njëjtat vlera që janë mbjellë në mua nga nëna ime, të premtoj se gjithmonë do ta rikujtoj se nga vjen mami jot dhe sa krenare jam,” ka shkruar Emina në llogarinë e saj në Instagram.
“Kultura ime është aseti më i pasur që kam dhe gjithmonë do të jetë obligim për mua që të të mësoj ty dhe Ella Farian për bukurinë e kulturës dhe traditës shqiptare.”/Gazeta Shneta/