Emina Cunmulaj bën një gabim që asnjë nënë nuk duhet ta bëjë

2018-09-04 në ora 17:54

Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, nuk ngurron së publikuari momente me familjen e saj, e posaçërisht me vajzën e saj të vogël, e cila ka disa muaj që ka lindur.

Megjithëse gjatë gjithë kohës modelja është treguar një nënë korrekte dhe e kujdesshme, kësaj here, ajo kishte mbuluar karrocën e të voglës së saj, gjë të cilën studimet e mëparshme nuk e sugjeronin, shkruan Gazeta Shneta.

Studime të ndryshme kanë treguar se mbulimi i karrocës në temperatura të ngrohtë mund ta çojë foshnjën deri në asfiksi dhe, rrjedhimisht edhe t’ia rrezikojë jetën apo të kalojë në atë që njihet si SIDS, apo vdekja e parakohshme e foshnjave.

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *