Modelja shqiptare Emina Cunmulaj që prej se ishte shtatzënë ajo vazhdimisht ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale për zhvillimin e shtatzënisë.
Gjithçka që ka të bëjë me këtë periudhë, si emocionet, problemet, pastaj edhe bukuritë e pritjes së ëmbël janë përjetuar edhe nga shumë ndjekës.
Por, në publikimin e fundit të fotografive, ajo ka lënë shumëkënd me gojë hapur, duke i bërë shumë konfuz.
Në këto fotografi, shihet se barku i modeles Cunmulaj pothuajse nuk vërehet fare, teksa ajo bënë një lakëror me Ellan. E, kjo ka zgjuar interesimin e shumë ndjekësve që të pyesin për barkun e Eminas, se ku vajti?!
Por, si duket ka qenë vetëm këndi nga është bërë fotoja e cila ka bërë shumë njerëz konfuzë në rrjetet sociale, por Emina vërehet akoma dhe ka vetëm pak ditë para se të lind./Gazeta Shneta/