Emergjenca ka triazhuar mbi 9 mijë pacientë në klinika gjatë vitit 2019

2020-02-14 në ora 09:48

Klinika Emergjente gjatë vitit të kaluar pa trajtuar mbi 86 mijë raste, ndërsa mbi 9 mijë prej tyre ka triazhuar nëpër klinika tjera për trajtim të mëtutjeshëm.

​Gjatë vitit 2019, në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 86 mijë e 690 persona.

​19 mijë e 179 pacientë janë trajtuar në dhomën e kujdesit të avancuar mjekësor. Ekipet mjekësore kanë intervenuar në 6 mijë e 472 raste, derisa janë realizuar 1mijë e 797 operacione.

​Si pasojë e aksidenteve në komunikacion, për shkak të lëndimeve të marra, 5 mijë e 254 persona kishin nevojë për trajtim në Klinikën Emergjente.

​Me udhëzim të mjekëve, 9 mijë e 169 pacientë janë bartur në klinika të ndryshme për trajtim të mëtutjeshëm. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *