Pajisjet e ventlimit mekanik janë ndër më të kërkuarat në botë për momentin.
Ato bëjnë trajtimin e një përqindjeje të caktuar të pacientëve të infektuar me COVID-19, që gjerë tani parashihet të jetë rreth 10%, shkruan Gazeta Shneta.
Por, furnizimi me ventilatorë në këtë periudhë po del të jetë i vështirë për secilin shtet të botës. Andaj, në ndihmë tani kanë dalë edhe prodhuesi e automjeteve.
Tesla dhe drejtuesi i saj, Elon Musk, kanë premtuar ndihmën e tyre për prodhimin e ventilatorëve. Musk njoftoi se sot ka zhvilluar një bisedë me prodhuesin më të madh në botë të pajisjeve mjekësore, Medtronic, me të cilët diskutoi problemin e ventilatorëve.
“Sapo e pata një diskutim inxhinierik me Medtronicun për ‘state-of-the-art’ ventilatorët. Një ekip impresive!”, shkroi Musk në Twitter.
Këtë bisedë e konfirmuan edhe nga Medtronic, mirëpo nuk e bënë të qartë hapat e radhës që do të ndërmarrin dy gjigantët. /Gazeta Shneta/