Moderatorja e famshme nga Kosova, Elita Rudi, është duke e shijuar çdo moment të mëmësisë së saj. Elita i dha jetë këtë vit një djali të shëndosh që vendosi ta emërojë Zëri.
E, që nga lindja e Zërit, duket se jeta ka ndryshuar shumë për Elitën. Ajo vazhdimisht po publikon fotografi nga ngjarjet me Zërin.
Vetëm një ditë më parë, familja e çiftit Elita dhe Gjiko organizuan një festë për ardhjen në jetë të nipit duke treguar dashurinë e tyre.
E, për Elitën postimi i fotove të Zërit në rrjete sociale tanimë është bërë rutinë dhe përditshmëri.
Në foton e fundit që ajo ka postuar në Instagram, shihet teksa ledhaton këmbën e vogël të Zërit, teksa e rrumbullakëson atë me një zemër për të treguar dashurinë.
Zëri është fëmija i parë i çiftit.