Elita ngjyrosë flokët në fundin e shtatzënisë, por a preferohet një gjë e tillë?

2019-01-11 në ora 20:27

Moderatorja nga Kosova, Elita Rudi, ka bërë një ndryshim në dukjen e saj teksa po shkon drejt fundit të shtatzënisë.

Elita, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë, ka njoftuar se ka ndryshuar ngjyrën e flokëve të saj.

Ajo postoi një fotografi në rrjetet sociale me flokët e zgjatura dhe me një ngjyrë te zezë, që duket se i ka ngjyrosur.

Por, a është një veprim i tillë i dëmshëm për një të shtatzënë? Sipas studimeve të fundit, jo edhe shumë.

Në fakt, ngjyrosja e flokëve mund të konsiderohet e dëmshme nëse nëna në ardhje është në tremujorin e parë të shtatzënisë.

Në tremujorin e dytë dhe të tretë, rreziku është më i ulët për të shkaktuar ndonjë komplikacion te nëna apo beba në barkun e saj.

Ndryshe, Elita është në lidhje me këngëtarin nga Peja, Gjiko.

(Për të mësuar më shumë për komplikimet në shtatzëni Klikoni KËTU)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *