Elita Rudi është në fundin e shtatzënisë së saj. Moderatorja kosovare gati çdo ditë po poston fotografi me barkun e saj të rrumbullakët, për t’i mbajtur fansat e saj të informuar reth gjendjes.
E, sot ajo ka postuar një video të shkurtër në rrjetin social Instagram, teksa shihet me një shoqe të saj në veturë.
Asnjëra nga to nuk është e lidhur, ndërsa nuk dihet se cila është në timon.
Gjithsesi, çështja e lidhjes në ulësen e veturës është një temë shumë e diskutuar sa i përket shtatzënave, pasi shumë studime thonë se nuk duhet lidhur.
Po ashtu, me rrezik është që shtatzëna në fundin e saj të shtatzënisë të jetë në timon.