Moderatorja nga Kosova, Elita Rudi dhe reperi pejan me nofkën Gjiko, para pak ditësh u bënë prindër për herë të parë.
Djalin e tyre ata e quajtën, Zëri dhe fotot e tij i kemi parë në ditët e para të lindjes. Moderatorja këto ditë po qëndron te prindërit e saj bashkë me djali.
E sot, ajo duket se ka dalë me prindërit dhe djalin në drekë, e ajo që merr gjithë vëmendjen është pamja e saj. Elita duket mjaft e bukur.
Ndryshe, moderatorja dukej mjaft bukur edhe gjatë shtatzënisë, duke shijuar në maksimum nurin e shtatzënisë. Përveç barkut të fryrë, gjatë shtatzënisë asaj i vërehej gjithmonë edhe fytyra e bukur e fryrë.
Ndryshe, kjo ishte shtatzënia e parë e Elitës dhe Zëri fëmija i saj i parë. Sigursht se s’mund të presim që ajo të ndalet vetëm me një…