Normat në rënie të pjellorisë së burrave perëndimorë dhe problemet e mundshme që paraqet papjelloria kanë qenë në qendër të vëmendjes viteve të fundit.
Vlerësohet se infertiliteti prek një në gjashtë çifte heteroseksuale, duke e bërë këtë një çështje të zakonshme për ata të moshës riprodhuese. Për 40% të çifteve që nuk mund ta ngjizin, problemi qëndron te burrat. Por përkundër kësaj, pjelloria mbetet diçka që tradicionalisht konsiderohet si një “problem i gruas”, i cili rralë thuhet të jetë për shkak të infertilitetit mashkullor, transmeton GazetaShneta.
Ky përqendrim vetëm në trupat dhe perspektivat e grave shpesh i lë meshkujt të ndjehen të paaftë të flasin hapur për ndikim që papjelloria e tyre u sjellë në jetë. Dhe hulumtimet e mëparshme kanë treguar se infertiliteti mund të jetë një përvojë shumë e vështirë dhe stresuese për burrat që ta përjetojnë, shkruan The Conversation.
Shumë nga ta e konsiderojnë diagnozën dhe trajtimin e pjellorisë si shumë traumatike ku shumica e burrave raportohen të ndjejnë trishtim e dëshpërim.
Në këtë mënyrë, paaftësia për të lindur shpesh krahasohej me pikëllimin dhe shumë prej burrave mendonin se duhej kohë dhe energji të konsiderueshme emocionale për të menaxhuar ndjenja të tilla të humbjes.
Por në fund të fundit, siç tregojnë shumë hulumtime, perspektivat dhe emocionet e burrave duhet të merren më shumë parasysh gjatë procesit të diagnostikimit dhe trajtimit të fertilitetit. Dhe duhet bërë më shumë për të siguruar që ata ta kenë mbështetjen që ju nevojitet dhe të marrin këshilla rreth asaj se fertiliteti është teme e ndjeshme që nuk ka të bëjë me gjininë edhe pse e prek gjininë.
Duke bërë biseda dhe duke edukuar njerëzit rreth pjellorisë, burrat do ta kenë më të lehtë për të folur dhe për të marrë mbështetjen që ata kanë nevojë kur kalojnë një kohë shumë emocionale dhe sfiduese në jetën e tyre. Kjo është e rëndësishme sepse heshtja që ekziston rreth infertilitetit në shoqëri është shumë e vërtetë dhe mund të jetë shumë e dëmshme për kaq shumë burra./GazetaShneta/