Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit në tremujorin e parë dhe të dytë të shtatzanisë mund të rrisë rrezikn e lindjes së parakohshme dhe peshën e ulët të lindjes, kanë paralajmëruar shkencëtarët.
Studiuesit që shqyrtojnë efektin tek minjtë shtatzënë të ndotjes së ajrit të grimcave të imëta, të emetuara nga makinat dhe termocentralet e qymyrit, thanë se gjetjet e tyre shtojnë prova në rritje që frymëmarrja në ajër të ndotur në shtatzaninë e hershme është potencialisht e rrezikshme, transmeton Gazeta Shneta.
Grimcat mikroskopike PM2.5, të cilat janë më pak se një dhjetë mijë e një inç në diametër, depërtojnë thellë në mushkëri, ku mund të shkaktojnë inflamacion dhe përkeqësojnë gjendjen e zemrës dhe mushkërive si dhe sjellin komponime kancerogjene në trup.
Autori i studimit Judith Zelikoff, tha se këto gjetje mund t’i bëjnë mjekët të këshillojnë gratë të shmangin zonat me ndotje të lartë ose të përdorin sisteme të filtrimit të ajrit gjatë fazave të hershme të shtatzanisë.
“Me lindjen e parakohshme dhe peshën e ulët të lindjes me pasoja të tilla serioze shëndetësore, nevoja për hulumtime të mëtejshme në këtë fushë është më e madhe se kurrë”, shtoi ajo.
Efektet e tjera të lidhura me ekspozimin ndaj ndotjes në studim përfshijnë uljen e gjatësisë së trupit, uljen e peshës së placentës dhe një ulje të largësisë nga anusi në organet gjenitale, të cilat mund të pasqyrojnë nivelin anormal të hormoneve. /GazetaShneta/