Ekspertët thonë që të brendshmet kanë një skadim sa i përket pastërtisë, dhe është më shkurtë se sa kemi menduar.
Të brendshmet duhet të hedhen pasi keni përdorur të njëjta për një vit, thonë ekspertët e higjienës.
Pasi që kohëzgjatja më e madhe e përdorimit të tyre mund të shkaktojë probleme në traktin urinar deri tek alergjitë e ndryshme.
Po ashtu ata kanë një këshillë edhe për jastëkët tanë, ata duhet të hidhen brenda 2 deri 5 vjet.
Një në dy meshkuj veshin po të njëjtat mbathje dy ditë rresht para se t’i lajnë ato, mirëpo të brendshmet duhet të ndërrohen çdo ditë.
Ndërsa sa i përket larjes ata thonë që duhet të lahen me temperatura të larta, shkruan Kidspot, transmeton Gazeta Shneta.
Për të qëndruar sa më të pastër dhe larg baktereve të shumta që prodhohen çdo ditë në ambientet tona, këto këshilla ju ndihmojnë që të keni një jetë më të shëndetshme. /Gazeta Shneta/