Gratë australiane janë paralajmëruar kundër ngrënies së placentës së tyre, pasi mund të jetë e dëmshme për ato dhe fëmijën.
Nuk ka dëshmi për të mbështetur pohimet se ngrënia e placentës në çdo formë zvogëlon rrezikun e depresionit pas lindjes, rrit furnizimin me qumësht ose rimbush ushqyesit vital, thotë hulumtuesja Bryony McNeill, ligjeruese në Biologji Riprodhuese dhe Zhvillimore në Universitetin Deakin.
Në fakt, placenta mund të jetë burim i toksinave dhe baktereve potencialisht të dëmshme, sipas saj.
Gjatë shtatzënisë, placenta rregullon transferimin e substancave ndërmjet nënës dhe foshnjës, transmeton Gazeta Shneta.
Gjatë kësaj kohe, mund të ketë grumbullim të substancave toksike, e cila potencialisht shpeshherë ndodh, thotë znj. McNeill.
Të shqetësuar për një prirje të tillë në rritje, znj. McNeill ka hulumtuar çfarë ndikimi ka ky proces në trup pas lindjes.
Ajo që zonja McNeil ka gjetur është mungesa e provave mbi këtë sjellje potencialisht të rrezikshme. Deri më sot, ka pasur vetëm disa studime të vogla që kanë ekzaminuar profilin e toksicitetit të kapsulës së placentës.
Përveç baktereve, ekziston edhe mundësia që kapsulat të kontaminojnë toksina të tjera. Gratë duhet të jenë të kujdesshme në lidhje me këto produkte, këshillon znj. McNeill./Gazeta Shneta/