Mekanizma të ri molekular dhe gjene të reja u gjetën si rezultat i hulumtimeve në vendin tonë u theksua në konferencën e organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.
Numri i sëmundjeve të rralla në cdo popullatë përbën 3 deri në 5 %. Sipas Profesorit Universitar Zoran Gucev lajm i mirë është se disa sëmundje të rralla kanë gjetur trajtim dhe tanimë janë të shërueshme.
“Kemi një lajm fenomenal sepse sëmundja epidermulozis buloza tani është e shërueshme më parë binte lëkura e njeriut ndërsa tani mund të kriojohet lëkurë artificiale dhe pacienti të shërohet.Poashtu edhe sëmundja atrofi spinale ishte epashërueshme dhe pacientët humbin jetën ndërsa tani ka treapi revolucionare përmes së cilës pacientët mund të shërohen”, shprehet profesori universitar Zoran Gucev.
Ndërkohë Eksperti i sferës së mjeksisë nga Austria Majer Johanes konsideron se kohëve të fundit shumë sëmundje gjenetike po arrinë të shërohen.
“Psh tek popullata rome sëmundje e rrallë paraqiten konvulsionet por tani kjo sëmundje e rrallë shërohet me terapi prej 1 euro në ditë.Tek 14 pacientë janë gjetur 14 gjene të reja kështu që edhe Maqedonia ka kontribuar për përparimin e zbulimeve shkencore në botë”, theksoi eksperti i gjenetikës Majer Johanes.
Në konferencën ku të pranishëm ishin mjek nga Maqedonia dhe Evropa Juglindore u tha se mjekët duhet të specializohen edhe më tej dhe të shpallin punimet e tyre në revista shkencore në mënyrë që personave me sëmundje të rralla tu ofrohet shërim dhe jetë cilësore.