Efekti i ‘Shnetës’, Ismaili ndan mirënjohje për Komitetin pasi i anashkaloi në ceremoninë e LEB-së

2019-09-24 në ora 20:12

Gazeta Shneta ka pasur efekt në ndarjen e mirënjohjeve për anëtarët e Komitetit Teknik të specialistëve që punuan në krijimin e Listës së re Esenciale të Barnave.

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili gjatë ditës së sotme ka mbledhur anëtarët e Komitetit Teknik të përbërë nga specialistë të fushave të ndryshme, të cilëve iu ka ndarë mirënjohje për punën e tyre.

Këto mirënjohje Ismaili ua ka ndarë pas raportimit të Gazetës Shneta se në ditën e nënshkrimit të Listës, ata nuk u përmenden fare nga ministri në largim.

‘Shneta’ raportoi se si kjo ceremoni e nënshkrimit të Listës Esenciale kishte më shumë karakter elektoral pasi aty mori pjesë edhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli. Ndërkaq anëtarët e Komitetit ishin lënë në plan të dytë dhe emrat e tyre nuk u theksuan fare. /Gazeta Shneta/

Një mirënjohje e ndarë nga Ismaili për njërin nga anëtarët e grupit punës, Dr. Agron Bytyqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *