Fëmijët kanë qenë më pak të prirë për të zhvilluar astmë dhe puçrra që kruhen nëse prindërit i kanë “pastruar” biberonët e tyre duke i thithur në kohën kur ata kanë qenë foshnja, tregon një studim amerikan.
Studiuesit thonë se përcjellja e mikrobeve nga goja e prindërve te ajo e foshnjave, mund të nxisë diversitetin bakterial në sistemin digjestiv të fëmijëve dhe të forcojë imunitetin.
Te ky përfundim studiuesit kanë arritur pasi kanë analizuar rreth 200 foshnja të prira për alergji (80 për qind e të cilëve e kanë pasur njërin prind me alergji).
Rezultatet kanë treguar se fëmijët prindërit e të cilëve i kanë thithur vetë biberonet e tyre për t’i pastruar, kishin qenë për 63 për qind më pak të prirë të kenë ekzema në moshën 18 muajshe dhe 88 për qind më pak gjasa të kenë astmë, krahasuar me fëmijët e prindërve të cilët i kanë pastruar biberonët me ujë ose mënyrë tjetër.
“Ne të gjithë e dimë se këto baktere janë të rëndësishme për zhvillimin e fëmijës”, ka thënë Dr. Ëilfried Karmaus nga Universiteti i Memphis, i cili nuk është përfshirë në këtë studim.
Tashmë është vërtetuar se edhe lindja vaginale forcon imunitetin e fëmijëve pikërisht për faktin se gjatë lindjes, foshnjat u ekspozohen më shumë baktereve të nënave të tyre. /mjekunet/