Efekti fatal i pirjes së alkoolit gjatë kohës së ngjizjes së fetusit

2019-06-12 në ora 10:58

Pirja e alkoolit gjatë shtatzënisë mund të ketë një ndikim shkatërrues në fëmijën që vetëm sa ka nisur të zhvillohet.

Një studim i fundit i kryer në minj te laboratorit ka nxjerrë disa rezultate shokuese sa I përket ndikimit të pijeve alkoolike në embrion, transmeton GazetaShneta.

Alkooli është i njohur për efektin negativ të abortit, dobësimit të mushkërive dhe komplikimeve të tjera placentare. Por çka ndoshë nëse një nënë konsumon alkool para se ta dijë se është shtatzënë?

Kjo javë e parë e shtatzënisë është e rëndësishme për zhvillimin e embrionit. Gjenet e embrionit fillojnë të krijojnë proteinat e tyre dhe të formojnë placentën, e cila është e nevojshme për të mirëmbajtur tërë procesin e shtatzënisë.

Kjo e bën këtë një kohë të ndjeshme në shtatzëni, pasi programi gjenetik që kontrollon rritjen e foshnjës është i ndjeshëm ndaj ndryshimeve që sjell alkooli, shkruan “The Conversation”.

Hulumtimi tregon se alkooli mund të pengoj rritjen e embrionit të hershëm dhe të ndalojë qelizat burimore të cilat më pas shndërrohen në placentë. Pasi minjtë ishin të ekspozuar ndaj alkoolit, placenta ishte formuar keq dhe nuk ishte në gjendje t’i jepte fetusit të gjitha vlerat ushqyese që një fetusi i duhen për tu rritur. Ky efekt ishte më i rëndë në fetuset femërore sesa fetuset meshkuj.

Fetuset e ekspozuara ndaj alkoolit ishin gjithashtu shumë më të vogla se ato që nuk morën alkool. Ky është një rezultat me të vërtetë i rëndësishëm, pasi foshnjat që lindin të vogla janë në rrezik më të madh të sëmundjeve të tilla si diabeti i tipit 2 dhe presioni i lartë i gjakut në jetën e mëvonshme. Ata gjithashtu kanë më shumë gjasa të shtojnë peshë dhe të rrezikojnë mbipeshën./GazetaShneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *