Efektet negative që i shkaktoni fëmijës suaj kur i bërtisni

2018-01-13 në ora 12:11

Fjala disiplinë nga gjuha latine, nënkupton ‘mësimdhënie’ ndërsa nga frëngjishtja domethënë ‘vuajtje’.

Ndërsa tek ne, shpeshherë në praktikën e popullit tonë, disiplina ka kaluar në dhunë dhe bërtima të pakontrolluara nga prindërit, transmeton Gazeta Shneta.

Por, ky model i edukimit duhet të ndryshojë, sipas shkencëtarëve nga Universiteti i Pitsburgut kanë zbuluar se kjo ndikon shumë keq tek fëmija.

 

Ka rrezik që nga kjo, fëmija të kaloj në depresion apo madje edhe probleme me imunitetin.

Nëse i bërtisni fëmijës tuaj, atëherë ju direkt krijoni tek foshnja një mendim që kjo gjë është e mirë, prandaj mos u habisni nëse do të ju kthejë me të njëjtën monedhë.

Sipas të gjeturave, pothuajse gjithë prindërit, të paktën një herë i kanë bërtitur fëmijës, sidomos zëri i lartë i babait.

Prandaj, duhet të gjeni një mënyrë tjetër për të shprehur mllefin apo zemërimin tuaj, kur fëmija juaj nuk ju dëgjon./Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *